Filmi kosovar “Shame and Money” fiton çmimin CineMasters Award në

0%

Kinematografia kosovare ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Filmi nga Kosova “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është shpallur fitues i çmimit CineMasters Award në edicionin e sivjetëm të Filmfest München 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka përgëzuar regjisorin dhe ekipin e filmit për këtë arritje. “Një tjetër sukses për kinematografinë kosovare! Filmi ‘Shame and Money’, me regji të Visar Morinës, është shpallur fitues i CineMasters Award në Filmfest München 2026.

Urime Visar dhe gjithë ekipit për këtë vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar!”- ka shkruar Ajeti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo