Policia ndërhyn para Kryeministrisë, hiqen strukturat e improvizuara të protestuesve, paralajmërohet protesta e 29-të

0%

Forca të shumta policie janë dislokuar mëngjesin e sotëm në zonën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku prej disa ditësh vijon një protestë qytetare me kërkesë kryesore dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Sipas informacioneve, rreth 100 efektivë kanë ndërhyrë në hapësirën ku protestuesit kishin kaluar edhe netët e fundit, duke larguar qytetarët nga zona dhe duke bërë pastrimin e saj. Gjatë veprimeve, janë sekuestruar edhe disa stola metalikë që ishin përdorur si barriera të improvizuara pranë podiumit ku zhvilloheshin fjalimet.

Autoritetet kanë lënë në vend vetëm disa stola të tjerë, ndërsa zona është vendosur nën kontroll policor. Ndërkohë, organizatorët kanë njoftuar se protesta do të vijojë edhe sot në mbrëmje, duke e cilësuar atë si tubimi i 29-të radhazi kundër qeverisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve nga e gjithë vendi, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.

Burimi: Bota Sot