Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Shtime, dyshohet se ra

0%

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua 46-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Shtime, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Telegrafin se rasti është raportuar më , rreth orës , në rrugën “12 Qershori” në Shtime.

“Me datën , rreth orës , kemi pranuar një informatë se një femër ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën ’12 Qershori’ në Shtime”, ka deklaruar Veseli për Telegrafin. Sipas tij, menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla policore, e cila ka gjetur të lënduarën, një grua 46-vjeçare.

“Më pas ka arritur edhe ekipi i emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar të lënduarën në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor”, ka thënë ai. Megjithatë, rreth orës , policia është njoftuar se e lënduara nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. “Rreth orës është pranuar informata se e lënduara ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar Veseli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka bërë të ditur se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë. “Nga hetimet e para dyshohet se viktima kishte rënë aksidentalisht së bashku me shtyllat metalike (gilinderat)”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi