Policia e Kosovës ka pranuar një telefonatë në numrin zyrtar, nga një person i cili ka komunikuar në gjuhën serbe, duke pretenduar në mënyrë të rreme se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ishte vendosur një mjet shpërthyes (bombë).
Pas kontrollit të plotë dhe të detajuar të objektit dhe zonës përreth nga njësitë e specializuara, forcat e rendit bëjnë të ditur se nuk është gjetur asnjë mjet i dyshuar apo mjet shpërthyes. “Lidhur me këtë, është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar”- thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, ky rast është ndërlidhur drejtpërdrejt me kërcënimin e rremë të datës , i cili kishte në shënjestër të njëjtin objekt. “Hetimet intensive të zhvilluara nga Policia e Kosovës kanë rezultuar se të dy telefonatat janë realizuar nga i njëjti numër telefonik në Serbi.
Gjithashtu, gjatë analizave teknike dhe hetimore janë siguruar prova dhe të dhëna të tjera elektronike që ndërlidhin këto raste me njëri-tjetrin dhe që tashmë janë pjesë e procedurës hetimore”- theksohet në njoftimin policor.
Sot, në stacionin e autobusëve, Policia bën të ditur se janë angazhuar njësitet e specializuara policore si: Njësia për Trajtimin e Mjeteve Shpërthyese, Njësia K9, hetuesit e stacionit policor, hetuesit rajonalë dhe njësitë e tjera relevante të Policisë së Kosovës.
Poashtu, sipas tyre, në vendin e ngjarjes kanë asistuar edhe njësitë e zjarrfikësve, autoambulanca dhe Drejtoria e Emergjencave e Komunës së Prishtinës. Alarmi për një mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar mëngjesin e së martës (). Edhe me datë pati alarm të rrjeshëm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve.
