Policia gjen një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë në Kaçanik

0%

Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë gjatë një kontrolli në një shtëpi në fshatin Kaçanik i Vjetër. Sipas njoftimit të policisë, kontrolli është kryer më rreth orës . Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma e gjuetisë së bashku me 12 fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar për veprën penale ”Armëmbajtje pa leje”.

Burimi: Kallxo