Policia e Kosovës jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për rrëmbimin e 6-vjeçares në Spanjë

0%

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin policor që çoi në arrestimin e një shtetasi gjerman të dyshuar për rrëmbimin e një vajze gjashtëvjeçare në Spanjë.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari me inicialet A.M.L. (1989) ishte i kërkuar nga INTERPOL-i dhe autoritetet spanjolle, të cilat kishin njoftuar se ai dyshohej për rrëmbimin e të miturës dhe më pas fshehjen e saj në territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës bëri të ditur se, pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet spanjolle dhe Qendrën për Punë Sociale, fëmija është lokalizuar dhe më 24 qershor është arrestuar i dyshuari në një lokacion në Fushë Kosovë, së bashku me të miturën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më 25 qershor, vajza është kthyer e sigurt dhe i është bashkuar nënës së saj, në përputhje me procedurat ligjore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit kujdestar për 48 orë, ndërsa ndaj tij pritet të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com