​Policët e Kosovës i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit

0%

Disa policë kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan me dhurata gjatë largimit të tij nga Kosova.

Atij ia bën me dije se dhuratën me stemën e institucionit që përfaqësojnë ia dhanë për fjalët e mira që i tha dy ditë më parë kur e vlerësoi lartë punën e policisë në sigurimin e vizitës së tij, por edhe të objekteve fetare në Kosovë, sidomos të atyre që i takojnë Kishës Ortodokse Serbe e të cilat i vizitoi bashkë me Patriarkun Porfirije .

“U ndjeva thellësisht i nderuar që mora një dhuratë të veçantë nga Policia e Kosovës në pikën kufitare”, shkroi Burns në postimin që e shoqëroi me videon. “Këta zyrtarë policorë ishin caktuar të ndihmonin në sigurimin e delegacionit tonë, së bashku me Shenjtërinë e Tij, Patriarkun Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Profesionalizmi, mirësia dhe gatishmëria e tyre për të shërbyer më prekën thellë”.

Burimi: Bota Sot