Shpërndaje në: Kepi i Gjelbër e ka dërguar në vazhdime ndeshjen ndaj kampiones në fuqi të Botës, Argjentinës. Pas 90 minutave lojë në 1/16 e finales së Botërorit, rezultati është 1:1. Argjentina ishte favorite e madhe, por lojtarët e Kepit të Gjelbër po bëjnë njërën prej befasive më të mëdha në histori të Botërorëve. Lionel Messi kaloi në epërsi Argjentinën në minutën e 29-të.
Për 1:1 shënoi Deroy Duarte në minutën e 59-të. Shifrat më nuk ndryshuan. Argjentina ka dominuar në fushë, por edhe lojtarët e Kepit i kishin momentet e tyre. Tani luhen dy vazhdime nga 15 minuta.
