Pogaçar i papërmbajtshëm, fiton dhe merr fanellën e verdhë në “Tour

0%

Kampioni i botës, Tadej Pogaçar, vazhdon të dominojë në edicionin e 113-të të ‘Tour de France 2027’. Çiklisti slloven fitoi etapën e gjashtë pas një paraqitjeje spektakolare, duke triumfuar i vetëm në përfundimin malor në Gavarnie-Gèdre dhe duke rimarrë fanellën e verdhë të liderit.

Pogaçar sulmoi në ngjitjen legjendare të Tourmalet, fillimisht i shoqëruar nga bashkëlojtari i tij Isaac Del Toro, ndërsa 42.7 kilometra para finishit vazhdoi i vetëm drejt fitores. Ai kaloi i pari në majën e Tourmalet dhe e mbylli etapën me duart lart, duke festuar suksesin e radhës.

Kjo ishte fitorja e 123-të në karrierën e tij dhe e 15-ta gjatë vitit 2026, ndërsa në Tour de France ishte triumfi i tij i dytë në këtë edicion. Pogaçar synon të fitojë për herë të pestë ‘Tour de France”, arritje që do ta barazonte me legjendat Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard Hinault dhe Miguel Indurain. Pas paraqitjes së sotme, ai duket rivali kryesor për triumfin përfundimtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jonas Vingegaard ishte i fundit që u përpoq t’i rezistonte ritmit të kampionit slloven, por në fund u detyrua të dorëzohej. Danezi përfundoi në vendin e dytë me 2 minuta e 40 sekonda vonesë. Në vendin e tretë u rendit Isaac Del Toro me minuta prapa fituesit, ndërsa pas tij përfunduan Remco Evenepoel, Paul Seixas, Florian Lipowitz dhe Juan Ayuso.

Etapa ishte zhgënjyese për norvegjezin Torstein Træen, i cili mbante fanellën e verdhë para nisjes së garës. Ai pësoi një rrëzim gjatë zbritjes nga Tourmalet dhe e mbylli etapën me më shumë se 20 minuta humbje. “Tour de France” vazhdon të premten me etapën e shtatë, nga Hagetmau në Bordeaux, me gjatësi prej 175.1 kilometrash. Etapa e 6-të 1.

Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 04h 32′ 07′-B:10′ 2. Jonas Vingegaard Hansen (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 02′ 38′ B:6 3. Isaac Del Toro Romero (UAE Team Emirates XRG) +00h 02′ 57′ B:4 4. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) +00h 02′ 57 5. Paul Seixas (Decathlon Cma CGM Team) + 00h 02′ 57 6. Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 02′ 57 7.

Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 02′ 57 8. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 02′ 57 9. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 03′ 02 10. Sepp Kuss (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 03′ 06 Renditja e përgjithshme 1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 21h 11′ 57” 2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 02′ 42 3. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 03′ 27 4.

Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 03′ 30” 5. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 03′ 34 6. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 03′ 55 7. Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 04′ 00 8. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 04′ 21 9. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 04′ 57” 10.

Mathias Vacek (LIDL-TREK) + 00h 07′ 10” a Pogaçar i papërmbajtshëm, fiton dhe merr fanellën e verdhë në “Tour de France” Kampioni i botës, Tadej Pogaçar, vazhdon të dominojë në edicionin e 113-të të ‘Tour de France 2027’.

Çiklisti slloven fitoi etapën e gjashtë pas një paraqitjeje spektakolare, duke triumfuar i vetëm në përfundimin malor në Gavarnie-Gèdre dhe duke rimarrë fanellën e verdhë të liderit. Pogaçar sulmoi në ngjitjen legjendare të Tourmalet, fillimisht i shoqëruar nga bashkëlojtari i tij Isaac Del Toro, ndërsa 42.7 kilometra para finishit vazhdoi i vetëm drejt fitores.

Ai kaloi i pari në majën e Tourmalet dhe e mbylli etapën me duart lart, duke festuar suksesin e radhës. Kjo ishte fitorja e 123-të në karrierën e tij dhe e 15-ta gjatë vitit 2026, ndërsa në Tour de France ishte triumfi i tij i dytë në këtë edicion.

Pogaçar synon të fitojë për herë të pestë ‘Tour de France”, arritje që do ta barazonte me legjendat Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard Hinault dhe Miguel Indurain. Pas paraqitjes së sotme, ai duket rivali kryesor për triumfin përfundimtar. Jonas Vingegaard ishte i fundit që u përpoq t’i rezistonte ritmit të kampionit slloven, por në fund u detyrua të dorëzohej.

Danezi përfundoi në vendin e dytë me 2 minuta e 40 sekonda vonesë. Në vendin e tretë u rendit Isaac Del Toro me minuta prapa fituesit, ndërsa pas tij përfunduan Remco Evenepoel, Paul Seixas, Florian Lipowitz dhe Juan Ayuso. Etapa ishte zhgënjyese për norvegjezin Torstein Træen, i cili mbante fanellën e verdhë para nisjes së garës.

Ai pësoi një rrëzim gjatë zbritjes nga Tourmalet dhe e mbylli etapën me më shumë se 20 minuta humbje. “Tour de France” vazhdon të premten me etapën e shtatë, nga Hagetmau në Bordeaux, me gjatësi prej 175.1 kilometrash. Etapa e 6-të 1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 04h 32′ 07′-B:10′ 2. Jonas Vingegaard Hansen (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 02′ 38′ B:6 3.

Isaac Del Toro Romero (UAE Team Emirates XRG) +00h 02′ 57′ B:4 4. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) +00h 02′ 57 5. Paul Seixas (Decathlon Cma CGM Team) + 00h 02′ 57 6. Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 02′ 57 7. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 02′ 57 8. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 02′ 57 9. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 03′ 02 10.

Sepp Kuss (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 03′ 06 Renditja e përgjithshme 1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 21h 11′ 57” 2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 02′ 42 3. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 03′ 27 4. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 03′ 30” 5. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 03′ 34 6.

Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 03′ 55 7. Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 04′ 00 8. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 04′ 21 9. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 04′ 57” 10. Mathias Vacek (LIDL-TREK) + 00h 07′ 10”

Burimi: Bota Sot