Rron Gjinovci ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar atë për mashtrim dhe hipokrizi në raport me Kosovën. Gjinovci tha se pretendimi i Ramës se para se të bëhej kryeministër i thuhej Kosovës se çfarë të bënte, ndërsa jo më pas, është i pavërtetë.
Ai gjithashtu rikujtoi se Rama, sipas tij, kishte ardhur në Kosovë me ftesë të ish-presidentit Hashim Thaçi për të bindur deputetët të votonin për Gjykatën Speciale, duke e cilësuar këtë si dëshmi të ndërhyrjes së tij në proceset politike të Kosovës, përcjell “Bota sot”. Reagimi i plotë Hahaha po thotë që para se me konë ky kryeministër, i shkohej Kosovës për mi kallxu çka me bo.
E me demek prej se është ky kryeministër jo. Pse e thotë këtë rren Rama? Se po tutet. Tash për tash i ka dhjetëra mijëra nëpër rrugë çdo ditë t’u protestu, po munohet me pasë sa ma pak armiq në Kosovë. Ama ky është i njëjti që me ftesë të Hashimit vike me helikopter me i bindë deputetët e Kosovës me votu Gjykatën Speciale.
