KPK ia dërgon Presidencës nominimin e Zejnullah Gashit për

0%

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dorëzuar zyrtarisht në Presidencën e Republikës së Kosovës nominimin e Zejnullah Gashit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas njoftimit të KPK-së, nominimi i është përcjellë ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me dokumentacionin e plotë që ka shoqëruar procesin e përzgjedhjes, nga hapja e procedurës deri te vendimmarrja përfundimtare e Këshillit. Me dorëzimin e nominimit dhe dokumentacionit përkatës, procedura kalon në fazën e shqyrtimit nga Presidenca.

KPK-ja ka bërë të ditur se hapat e mëtejmë do të zhvillohen në përputhje me kompetencat dhe afatet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi. Këshilli Prokurorial i Kosovës më datë ka votuar pesë kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas votave të anëtarëve të Këshillit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka marrë pesë vota, Rafet Halimi një votë, ndërsa Atdhe Dema, Naim Abazi dhe Shqipdon Fazliu nuk kanë marrë asnjë votë. Kryesuesi i KPK-së Arian Gashi para se të votohej bëri të ditur se votimi do të jetë i fshehtë dhe anëtarët kanë të drejtë vote vetëm për një kandidat.

Në këtë mbledhje, anëtari Milot Krasniqi ka deklaruar se do të abstenoi për votim për kadidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, arsyeja sipas tij është për shkak të bindjeve në lidhje me këtë konkurs. Kështu për pesë kandidaët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit kanë votuar vetëm 6 anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Më , Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi, janë intervistuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas rezultateve të intervistimin, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dalë me më së shumti pikë – 91.6 . Ndërsa Atdhe Dema është vlerësuar me 89.3 pikë, Naim Abazi me 89 pikë, Rafet Halimi me 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu me 86.3 pikë.

Bazuar në këto rezultate, të pesë kandidatët ishin propozuar për votim në Këshill. Intervistimi për secilin kandidat ka zgjatur nga 45-60 minuta. Secili nga kandidatët ështe përgjigjur në nga tri pyetje në temat si: 1. Koncept-dokumenti, 2. integriteti i kandidatit, 3. Aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale 4. Njohuri profesionale dhe teknike.

Secili nga kandidatët ështe përgjigjur në nga tri pyetjet në temat si: 1. Koncept-dokumenti, 2. integriteti i kandidatit, 3. Aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale 4. Njohuri profesionale dhe teknike.

I tërë procesi që nga mëngjesi ishte monitoruar nga pjesëtarë vendor e ndërkombëtarë të shoqërisë civile, të cilët që nga momenti para se të përpiloheshin pyetjet e deri kur ka përfunduar intervistimi i kandidatit të fundit nuk kanë pasur qasje në pajisje tekonologjke dhe nuk kanë pasur mundësi që të dalin jashtë sallës.

Këtu mund t’i gjeni rastet më të cilat mburren kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit. KALLXO.com më kishte publikuar hulumtimin se si Kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi kishte shkuar në zyret e Albulena Haxhiut, ku kishte tentuar t’i arsyetohet për hetimet.

Në një dosje të hartuar nga Policia e Kosovës e cila është dorëzuar në Prokurorinë Speciale, shpërfaqen pretendime që tre nga krerët e prokurorisë që zhvillojnë kontakte jo procedurale me ish-ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Dosja të cilën e kishte siguruar Kallxo.com, shpërfaqë një rast të paprecedent kur kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi kishte shkuar pa ftuar në zyrat e ish-ministres Haxhiu për t’iu arsyetuar asaj për hetimet që ai po i bënte për një rast të dyshuar të korrupsionit.

Përpos Gashit, dosja përfshinë edhe akterë të tjerë të rasteve të tjera, përfshirë ish-kryesuesin e KPK-së Jetish Maloku. Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ishte marrë në pyetje nga Policia e Kosovës më datat 22 dhe . Ajo në deklaratë kishte përshkruar veprimet që kryeprokurori Gashi i kishte ndërmarrë.

Tërë ngjarja sipas deklaratës së Haxhiut lidhej me hetimet për ish-kreun e Sekretariatit të KPK-së Lavdim Krasniqi, i cili ishte hetuar nga kryeprokurori Gashi për dyshimet për korrupsion. Deklarata e Haxhiut e dhënë në Polici kishte sqaruar se Gashi kishte shkuar pa paralajmërim në zyrën e saj për t`i sqaruar ministres se Krasniqin nuk ishte duke e hetuar për hakmarrje politike.

Zejnullah Gashi nuk ishte përgjigjur në pyetjet e KALLXO.com rreth këtij hulumtimi, ndërsa disa ditë pas hulumtimit, më , , në emër të tij, kishte lansuar akuza të pabazuara ndaj ekipit të KALLXO.com, pa dhënë përgjigje në lidhje me hulumtimin.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Internews Kosova kishin reaguar ndaj deklaratës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, duke kërkuar largimin e saj nga faqja zyrtare e Sistemit Prokurorial dhe duke paralajmëruar padi në rast se kjo nuk ndodh.

Në këtë reagim, të datës , BIRN dhe Internews Kosova kanë vlerësuar se deklarata e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Prishtinës përmban përmbajtje të pavërteta, elemente shpifëse dhe se përbën presion të qartë ndaj gazetarisë së pavarur.

Burimi: Kallxo