Plani operativ i Policisë: 132 gjoba dhe 24 motoçikleta të

0%

Policia ka shqiptuar 132 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe ka sekuestruar 24 motoçikleta brenda 5 ditëve në Prishtinë. Sipas Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, nga deri më , është duke u zbatuar plani operativ “Kontrolli i Motoçikletave”, në kuadër të cilit po zhvillohen aktivitete të shtuara policore me fokus kontrollin e motoçikletave dhe rritjen e sigurisë në trafik.

“Nga data e deri më sot, njësitet e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit kanë shqiptuar gjithsej 132 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për shkelje të ndryshme. Prej tyre, 18 gjoba janë shqiptuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar edhe 24 motoçikleta” – thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.

Aktivitete të tilla do të vazhdojnë nga Policia e Kryeqytetit me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe garantimin e rendit dhe qetësinë publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo