Plagoset me armë zjarri i riu me precedentë penalë, ja si paraqitet

0%

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Pogradec. Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo. Ky i fundit është shumë i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë. I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore, kurse autorët mbeten ende të panjohur.

Brian Syzo është i njohur nga policia për prodhim shitje narkotikësh ndërsa është përfshirë disa herë në konflikte në Pogradec.

Burimi: Bota Sot