Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

0%

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në Lipjan, duke bërë që policia të ndërhyjë menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të raportuara, rasti ka ndodhur rreth orës . Pas marrjes së njoftimit, njësitet policore kanë dalë në lokacion për të trajtuar rastin.

Gjatë ndërhyrjes, njëra nga të dyshuarat është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, pasi ekzistonte dyshimi se kishte konsumuar barna. Qëllimi i ekzaminimeve mjekësore ishte të konstatohej nëse ka pasur abuzim me medikamente. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Burimi: Bota Sot