Me përfundimin e kësaj dite, , përfundon edhe ajo që quhet “periudhë e hirit” për 13 hapat e zbatimit të reformave të Planit të Rritjes. Si pasojë e moszbatimit të tyre, Kosova rrezikon të humbasë miliona euro.
Edhe pse ende nuk dihet saktë se sa miliona rrezikojnë të humbasin, Qeveria kur njoftoi për parafinancimin më , kishte thënë se për 13 hapa të reformave, që afati është 30 qershor, së bashku kapin vlerën prej 90.8 milionë eurosh. Kosova për momentin nuk ka institucione me mandat të rregullt. Kuvend nuk ka fare, Qeveria është në detyrë, ndërkaq Presidenca me ushtrues detyre.
Vendi është në pritje të certifikimit të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026 në mënyrë që të konsitutuohet Kuvendi i Kosovës. “Me përfundimin më 30 qershor të këtij viti të periudhës së parë të tolerancës për 13 hapa të reformave, Kosova rrezikon të humbasë fonde nëse nuk shënon përparim në zbatimin e Agjendës së Reformave”- ka thënë Komisioni Europian për Kallxo.com në maj të këtij viti.
Ky institucion tregoi se pas vlerësimit të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave – me kusht që të jenë përmbushur kushtet e përgjithshme dhe parakushtet për pagesë – mund të bëhet disbursimi i rregullt i fondeve në kuadër të Planit të Rritjes.
Kallxo.com ka dërguar sërish pyetje në Komisionin Europian dy ditë para së të përfundojë afati, se çfarë pritet të ndodhë pas 30 qershorit, mirëpo ende ka marrë përgjigje.
Në kohën kur po pritet formimi i institucioneve të reja, Bashkimi Europian ka rikujtuar se Kosova duhet të krijojë stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, si dhe nga mundësitë që ofrohen përmes Planit të Rritjes dhe Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).
Kështu ka shkruar Zyra e BE-së në Kosovës, pas një takimi mes shefes në detyrë të Bashkimit Europian në Kosovë, Eva Palatova me Drejtoreshën për Zgjerim të BE-së dhe Fqinjësinë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, e cila pritet të takojë përfaqësuesit e shoqërisë civile.
“Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, nga Plani i Rritjes dhe IPA”- ka shkruar Zyra e BE-së.
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse ekziston mundësia e negocimit për të shmangur humbjen e disa milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së, në rast se reformat nuk përmbyllen deri më . “Rruga e vetme është që Kosova t’i përmbushë reformat. Kosova ka një ‘periudhë hiri’, e cila do të përfundojë së shpejti…
Prandaj edhe ia përsërita kryeministrit [Kurti], por edhe kryenegociatorit për BE-në (Jeton Zulfajt): Ju lutem, do të ishte shumë keq që Kosova të mos i gëzojë frutet e atyre pagesave” – tha Kos në një përgjigje për Kallxo.com, në një konferencë për media gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë, më .
Kos potencoi se Plani i Rritjes bazohet në instrumente speciale financiare dhe rregulla të qarta. Dhe rregullat sipas saj janë: Kosova t’i përmbush reformat e veta në mënyrë që të merr fondet. “Jam e kënaqur që Parlamenti ka ratifikuar dy marrëveshje për t’i marr 61 milionët.
Tash janë në përgatitje që të bëhet pagesa e parë dhe për fat të keq instrumenti do të mbarojë në 2027” – shtoi ajo. Aktualisht, vendi nuk ka Kuvend funksional. Certifikimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhet para 30 qershorit, meqenëse edhe pse janë shpallur rezultatet përfundimtare, ka ankesa të dorëzuara në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të cilat duhet të shqyrtohen.
Në bazë të llogaritjeve, rezultatet nuk mund të ceritifikohen deri javën tjetër, derisa të shterren afatet e ankesave në PZAP dhe në Gjykatë Supreme. Jiri Plecity, Udhëheqës i Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore në Komisionin Evropian, ka thënë në takimin e parë monitorues Bashkimi Evropian-Kosovë për Reforma dhe Rritje që u mbajt në Prishtinë, më .
Ai ka shtuar në këtë takim, se në fund të këtij viti përfundon afati për 27 hapa të reformave me vlerë prej 166 milionë eurove. Derisa ka thënë se ka kohë deri në fund të vitit, ai ka kërkuar dyfishim të punës për 27 reformat.
Duke cituar komisioneren Marta Kos, Plecity ka thënë se Kosova tash mund të kap një mundësi të madhe për të bërë progres në rrugën e saj europiane dhe të përfitojë nga mbështetja përmes Planit të Rritjes. “Dy vjet më parë, Kosova ishte ndër përfitueset e para në Ballkanin Perëndimor që përgatiti një agjendë të mirë të reformave.
Tash ka ardhur koha dyfishoj punën për implementimin e këtyre reformave”- ka thënë ai. Plecity ka thënë se me prioritet duhet të jetë reforma në drejtësi, luftim të krimit dhe korrupsionit si dhe adoptim të ligjeve për energji dhe energji elektrike.
Vetëm në sektorin e energjisë, Kosova rrezikon t’i humbasë 9.4 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak të mosmiratimit nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për energjinë dhe Projektligjit për energjinë elektrike.
Kështu deklaroi ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e pyetur nga Kallxo.com se sa është shuma që Kosova rrezikon ta humbasë nëse reformat për Planin e Rritjes nuk miratohen deri në afatin skadues. Megjithatë, ajo tregoi vetëm për sektorin që drejton – ekonominë.
Se sa është bërë punë për të ecur përpara para përfundimit të afatit, Jeton Zulfaj, Koordinator Kombëtar i Kosovës për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, ka treguar se dhjetëra takime janë mbajtur me institucione përkatëse për të arritur zbatimin e hapave në lidhje me afatin e 30 qershorit të këtij viti.
“Ne kemi përkushtim ndaj reformave si dhe synim tonin për të avancuar statusin formal të Kosovës drejtë anëtarësimit në BE, përkatësisht marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian”- tha Zulfaj gjatë takimit të parë monitorues Bashkimi Evropian-Kosovë për Reforma dhe Rritje që u mbajt në Prishtinë, më .
Ndërkaq, një muaj më parë, gjatë mbledhjes së parë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, më , ku u diskutua zbatimi i Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të BE-së për Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor, kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëri të ditur se 10 reforma skadojnë në fund të qershorit.
Sipas tij, nëse ato nuk miratohen brenda afatit, Kosova do të humbasë një pjesë të fondeve të parapara nga ky plan. “Kjo është vërtetë sfidë për neve si Qeveri dhe humbje e kohës dhe mjeteve për neve si shtet.
Pikërisht për shkak që nuk kemi Kuvend por kemi zgjedhje, një numër i konsiderueshëm i reformave nga Plani i Rritjes nuk do të arrijnë të përmbyllen me sukses përbrenda afatit të paraparë dhe të paralajmëruar. Konkretisht kemi 10 reforma që skadojnë më 30 qershor. Nëntë prej tyre të cilat tashmë janë të rrezikuara duke shkaktuar humbje të milionave eurove”- tha Kurti.
Sipas tij, bëhet fjalë për 12 projektligje. Komisioni Europian tha se Kosova ka të drejtë të përfitojë deri në 882.6 milionë euro, me kusht të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave dhe nëse plotësohen kushtet e përgjithshme dhe parakushtet për pagesë.
Institucioni, shtoi se pas ratifikimit të vonuar të Marrëveshjes për Instrumentin dhe Marrëveshjes së Huasë, Kosovës i duhet të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Reformave për të shmangur humbjen e fondeve që lidhen me hapat reformues.
Kur Komisioni Europian kishte nisur bartjen e mjeteve të parafinancimit prej 61.8 milionë eurosh për Kosovën pas ratifikimit të marrëveshjevem, Qeveria kishte bërë me dije se në Agjendën e vet të Reformave që është bazë për ndarjen e mjeteve të Planit të BE-së për Rritje Ekonomike – Kosova është zotuar të zbatojë 111 hapa reformash, duke mbuluar fusha kyçe si sundimi i ligjit, qeverisja, zhvillimi ekonomik, tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, si dhe kapitali njerëzor.
Sidoqoftë, Komisioni Evropian përkujtoi se më , Kosova ratifikoi Marrëveshjen për Instrumentin dhe Marrëveshjen e Huasë dhe është e kualifikuar për të kërkuar fonde në kuadër të Planit të Rritjes. Dhe se, pas kërkesës nga Kosova, Komisioni Evropian më ka disbursuar 61.8 milionë euro parafinancim për Kosovën.
Në prill, por para se të shpërndahet Kuvendi i Kosovës dhe shkuarjes në zgjedhje të reja, Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që deri në mesin e këtij viti të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak të moszbatimit të reformave.
Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove. Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro: 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë.
Pas ratifikimit në Kuvendin e Kosovës të Marrëveshjeve të lidhura me Planin e BE-së për Rritje Ekonomike dhe dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm nga Qeveria, Komisioni Europian kishte nisur bartjen e mjeteve të parafinancimit prej 61.8 milionë eurosh për Kosovën.
Ky parafinancim është bërë përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje sipas Planit të BE-së për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë kështu “një stimul të rëndësishëm avancimit të reformave”- ka njoftuar Qeveria sa ishte në mandat të rregullt, më . Më , Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen ndërkombëtare me Bashkimin Europian – Planin e Rritjes.
Kjo është një ndër marrëveshjet me vlerën më të madhe dhe më të rëndësishmet që përfiton Kosova. Për shkak të ngërçit të gjatë politik dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Plani i Rritjes kishte mbetur pa u ratifikuar për më shumë se një vit, duke mbajtur pezull shumën prej 882 milionë eurosh.
