Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

0%

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e imamit në Dragash, derisa në pranga ka përfunduar edhe babai i tij. Arrestimi i babait të të dyshuarit ka ardhur pasi sipas kësaj prokurorie, dyshohet se ai nuk i ka dhënë ndihmë viktmës, pas therjes me thikë.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, është ndaluar për 48 orë edhe babai i tij, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njfotim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas prokurorisë, i dyshuari B.H., pas kryerjes së veprës penale, fillimisht ishte në arrati, mirëpo si rezultat i veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës është lokalizuar dhe arrestuar.

Aty thuhet se ngjarja ka ndodhur më , rreth orës në fshatin Zlipotok të Dragashit dhe sipas organit të akuzes, viktima, i cili ishte imam i fshatit, është privuar nga jeta me mjet të mprehtë (thikë). Sipas njoftimit, vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.”, thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu