Përfundon ndërtimi i trotuarev në fshatrat Petrovë dhe Gjyrkoc të

0%

Komuna e Shtimës ka njoftuar se sot, më , ka përfunduar ndërtimi i trotuareve në fshatrat Petrovë dhe Gjyrkoc. Në njoftim thuhet se, përveç ndërtimit të trotuarit, është realizuar edhe infrastruktura përcjellëse, përkatësisht ndriçimi publik, i cili rrit sigurinë dhe lehtëson qarkullimin e qytetarëve edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, tha se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë në të gjitha pjesët e komunës, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët. “Punët e mira dhe investimet do të vazhdojnë në çdo pjesë të komunës”, deklaroi Aliu.

Burimi: Telegrafi