Penelope Cruz: Edhe pas 15 vitesh martesë ende zbuloj gjëra të reja

0%

Aktorja Penelope Cruz ka thënë se, edhe pas 15 vitesh martesë me Javier Bardem, vazhdon të mësojë për marrëdhënien e tyre. Gjatë promovimit të filmit ‘The Invite’, ajo theksoi se askush nuk e njeh plotësisht as veten, e aq më pak partnerin, prandaj një lidhje është një proces i vazhdueshëm zbulimi.

Cruz dhe Bardem u njohën për herë të parë në vitin 1992 gjatë xhirimeve të filmit Jamon Jamon, ku pati tërheqje mes tyre, por nuk nisën një lidhje. Penelope dhe Javier Ata u ribashkuan në vitin 2008 gjatë xhirimeve të Vicky Cristina Barcelona, kur marrëdhënia e tyre filloi.

Sipas Bardem, asnjëri nuk bëri hapin e parë deri në fund të xhirimeve, kur një festë e organizuar nga një mik i afroi dhe prej aty nisi historia e tyre e dashurisë. Në një intervistë të vitit 2024, Bardem tha se një nga arsyet pse lidhja e tyre është e fortë është fakti se u njohën para se të bëheshin të famshëm, duke krijuar një bazë të sinqertë besimi dhe njohjeje të ndërsjellë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çifti u martua në vitin 2010 në një ceremoni private në Bahamas. Javier dhe Penelope

Burimi: Telegrafi