PDK mbledh kryesinë pas ftesës së Kurtit për takim me liderët politikë

0%

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thirrur mbledhjen e kryesisë së saj, pas ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një takim me drejtuesit e partive politike lidhur me zhvillimet e ardhshme institucionale. Takimi i kryesisë së PDK-së është caktuar të mbahet në orën , ku pritet të diskutohen qëndrimet e partisë dhe hapat e mëtejshëm pas ftesës së ardhur nga Kurti.

Nga PDK kanë konfirmuar se në këtë mbledhje do të shqyrtohen të gjitha çështjet politike aktuale dhe qëndrimi që partia do të mbajë në raport me takimin e propozuar.

Ftesa e Kurtit u është dërguar liderëve të tri partive opozitare – kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreut të AAK-së, Ardian Gjini – pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. Takimi mes liderëve pritet të fokusohet në çështjet institucionale, përfshirë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com