Pas tërmetit shkatërrues, mijëra venezuelianë kalojnë natën në rrugë

0%

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, mijëra banorë janë detyruar të qëndrojnë në rrugë, pasi shtëpitë dhe lagjet e tyre janë dëmtuar ose shkatërruar nga lëkundjet sizmike. Organizata humanitare “Mjekët pa Kufij” njoftoi se shumë qytetarë vazhdojnë të qëndrojnë në hapësira publike, pa mundësi për t’u kthyer në banesat e tyre.

Sipas ekipeve në terren, një numër i madh familjesh kanë mbetur pa strehim dhe po përballen me mungesë të shërbimeve bazë. Autoritetet lokale po punojnë për hapjen e strehimoreve të përkohshme në shkolla dhe objekte sportive, me qëllim që të sigurojnë akomodim për të prekurit nga fatkeqësia.

Ndërkohë, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa e internetit në disa zona po vështirësojnë komunikimin dhe përhapjen e informacionit, duke shtuar shqetësimin e banorëve për familjarët e zhdukur dhe situatën e sigurisë. Ekipet e emergjencës dhe organizatat humanitare po vazhdojnë operacionet e ndihmës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com