Pas 5 orësh operacion, shpëtohet turisti polak i bllokuar në Kanionin e Gjipesë

0%

Pas më shumë se pesë orësh operacion kërkim-shpëtimi, rreth ores 23-30 min është bërë e mundur nxjerrja e turistit 30-vjeçar nga Polonia, i cili kishte mbetur i bllokuar në zonën e Kanionit të Gjipesë.

Në operacion u angazhuan forcat e Policisë së Shtetit, Delta Force, shërbimi zjarrfikës, si edhe alpinistë të specializuar, pasi terreni tepër i vështirë e bëri ndërhyrjen jashtëzakonisht të komplikuar.

Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gjipesë në Shqipëri, dalin detajet se si u nxorën dy turistët Sipas informacioneve, 30-vjeçari, i cili ndodhej së bashku me të fejuarën e tij, kishte rënë në një greminë, duke e bërë të pamundur nxjerrjen e tij pa ndërhyrjen e ekipeve të specializuara. Turisti ka pësuar dëmtime të rënda, kryesisht në pjesën e brinjëve dhe në trup.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shkak të relievit të vështirë, helikopteri nuk ka mundur të afrohej dhe të realizonte evakuimin nga ajri. Si pasojë, i plagosuri u transportua me barelë nga efektivët e Policisë së Shtetit, Delta Force dhe ekipet e shpëtimit deri në një zonë të aksesueshme, ku më pas u dërgua drejt spitalit. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Euronews.al

Burimi: Telegrafi