Arrestohet i dyshuari, kërcënoi me thikë pas mosmarrëveshjes

0%

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për kërcënim me mjet të mprehtë dhe mbajtje të paautorizuar të armës. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më rreth orës , pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave meshkuj kosovarë, ku i dyshuari i ka drejtuar një thikë viktimës.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, i cili ka arritur ta vërë situatën nën kontroll deri në ardhjen e njësive policore. Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet nga ekipet relevante hetimore, ndërsa veprimet e mëtejshme po ndërmerren në koordinim me prokurorinë.

Burimi: Telegrafi