Parlamenti hungarez pritet ta shkarkojë presidentin në riorganizimin

0%

Parlamenti i Hungarisë do të miratojë ta hënën () një amendament kushtetues të qeverisë së kryeministrit Peter Magyar për shkarkimin e presidentit Tamas Sulyok, të cilin Magyar e ka quajtur “kukull” të ish-kryeministrit Viktor Orban, raporton Reuters .

Legjislacioni, i cili propozohet pasi Magyar i dha fund sundimit 16-vjeçar të Orbanit nacionalist në zgjedhjet me fitore bindëse në prill, është pjesë e përpjekjeve të Magyarit për t’i prishur bastionet e pushtetit të Orbanit, për të cilat ndryshime thotë se mori mandatin bindës nga votuesit.

Presidenti ka vetëm kompetenca të kufizuara për ta përdorur veton ndaj legjislacionit ose për ta rishikuar atë, por është figurë e rëndësishme simbolike. Partia e Magyarit, Tisza, ka shumicë të madhe në parlament që ia mundëson ta ndryshojë kushtetutën dhe t’i anulojë ndryshimet e Orbanit për të cilat thotë se kanë gërryer demokracinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tisza ka ndërmarrë veprime të shpejta, duke pezulluar transmetimet e lajmeve në televizionin dhe radion e shërbimit publik javën e kaluar si pjesë e reformës për ta bërë median publike të pavarur. Magyar ka shkruar në një postim në Facebook të shtunën se parlamenti do të miratojë amendamentin kushtetues të hënën për ta shkarkuar Sulyokun.

Nëse Sulyok nuk e nënshkruan legjislacionin brenda pesë ditësh, do të nisë procedura e shkarkimit, ka deklaruar Magyar. Sulyok, i cili shërbeu për 10 vjet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese derisa parlamenti e emëroi president më 2024, ka theksuar se nuk ka agjendë politike.

Ai e ka kundërshtuar amendamentin, duke kërkuar vlerësim nga Komisioni i Venecias, një panel i organit të të drejtave të njeriut të Këshillit të Europës i cili jep këshilla nëse ndryshimet kushtetuese janë demokratike. Komisioni i Venecias ka refuzuar të komentojë. Partia Fidesz e Orbanit mbajtika organizuar të enjten protestë në mbështetje të Sulyokut. Orban nuk mori pjesë.

Magyar, qeveria e të cilit planifikon reformë kushtetuese në vjeshtë, pritet t’i drejtohet parlamentit në orën para votimit të projektligjit, i cili gjithashtu kufizon mandatet e ligjvënësve në 12 vjet. Projektligji thotë se qëllimi është t’i sigurojë “parakushtet për rivendosjen e demokracisë kushtetuese”.

Amendamenti do t’i jepte fund menjëherë mandatit të Sulyokut, duke përmendur “humbjen serioze të besimit” të shoqërisë tek ai. Parlamenti do të zgjidhte një president të ri derisa të hynte në fuqi kushtetuta e re, ose me mandat maksimal prej pesë vjetësh. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo