Dyshimet për helmim në “Sach Pizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan

0%

Klinika Infektive ka njoftuar se nga e premtja kanë nisur të paraqiten pacientë me simptoma që dyshohet se lidhen me helmim nga ushqimi. Pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të etheve, temperaturës, dhimbjeve të barkut, të vjellave dhe diarresë. Sipas të dhënave të marra nga pacientët, simptomat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit.

“Nga data deri më , në Klinikën Infektive ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 70 pacientë. Prej tyre, 22 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e klinikës.

Të gjitha rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor dhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa janë evidentuar edhe në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse. Sipas Klinikës Infektive, pacientët e shtrirë janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po trajtohen në përputhje me gjendjen e tyre klinike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Aktualisht, gjendja klinike e pacientëve vazhdon të kërkojë trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm”, thuhet më tej në njoftim.

Alarm në Prishtinë: Rreth 20 persona në Infektivë, dyshohet se kishin konsumuar ushqim në “Sach Pizza” “Djali im gati vdiq pas ushqimit në ‘Sach Pizza’”, nëna kritikon institucionet: “Faleminderit shteti im, pa kontrolle dhe me terapi që duhet t’i blejmë vetë” Dyshohet për helmim në “Sach Pizza”, Prokuroria nis veprimet hetimore Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com