Parlamenti Evropian ia përsërit kërkesën Serbisë: Normalizoni

0%

Parlamenti Evropian ka përsëritur se përparimi i Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet nga zbatimi i reformave demokratike, forcimi i shtetit të së drejtës dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social X, institucioni theksoi se Serbia duhet të tregojë një angazhim real ndaj vlerave evropiane, duke nënvizuar se avancimi në procesin e integrimit është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe respektimit të standardeve demokratike.

Gjithashtu, u ritheksua se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën mbetet një kusht kyç në rrugën e anëtarësimit. “Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe standardeve më të forta demokratike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”,thuhet në deklaratën e Parlamentit Evropian. Në deklaratë kërkohet gjithashtu organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat sipas Parlamentit Evropian janë të nevojshme për tejkalimin e krizës politike në Serbi. “Zgjedhje të lira dhe të ndershme janë të nevojshme për të zgjidhur krizën politike”, ka theksuar PE-ja.

Serbia must show real commitment to EU values. Progress towards EU membership is only possible with rule of law reforms and stronger democratic standards. Serbia must normalise relations with Kosovo. Free and fair elections are needed to solve the political crisis. pic.twitter.com/GC381mopGO — European Parliament (@Europarl_EN) July 12, 2026

Burimi: Telegrafi