“Pare, pare”, Kushtrim Kelani paralajmëron këngën e re

0%

Këngëtari i njohur dhe ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Kushtrim Kelani, po vjen me një projekt të ri muzikor. Kështu ka bërë të ditur vet ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram. Ai njoftoi se kënga titullohet “Pare, pare”.

Kelani gjithashtu ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një pjesë të shkurtër nga kjo këngë, e cila pritet të lansohet së shpejti.

Burimi: Bota Sot