Papagalli Spoods në Karolinën e Jugut u emërua zyrtarisht si më i vjetri në botë në moshën 32 vjeç e 86 ditë. Guinness konfirmoi se zogu i Amanda Beth, është papagalli më i vjetër që jeton. Beth tha se Spoods ishte 3 vjeç kur nëna e saj ia dhuroi në vitin 1997. Ajo tha se papagalli nuk është aq llafazan sa më parë, por prapë përshëndet çdo mëngjes.
Papagallët zakonisht jetojnë 15-20 vjet në robëri.
Burimi:
Telegrafi
