Pamjet e Britney Spears në autostradë bëjnë bujë – reagon për herë të

0%

Britney Spears ka reaguar pas kritikave që mori pasi u filmua duke nxjerrë pjesën e sipërme të trupit nga çatia panoramike e një veture Mercedes në një autostradë në Los Angeles. Këngëtarja publikoi një mesazh në Instagram, ku tha se publiku po gjykon vetëm “dy sekonda çmendurie”, ndërsa realiteti i jetës së saj është krejtësisht ndryshe. “Asgjë nuk është ashtu siç duket”, shkroi ajo.

Foto: Backgrid Fotografitë e publikuara në media e shfaqin Spears duke qëndruar me kokën dhe trupin jashtë automjetit, me krahët e shtrirë, teksa trafiku në autostradë ishte i ngadalësuar. Sipas një burimi pranë këngëtares, ajo doli nga çatia panoramike vetëm për pak çaste për të parë trafikun, pasi automjetet ishin të ndaluara.

Foto: Backgrid Burimi shtoi se Britney e bënte këtë edhe kur ishte fëmijë dhe se i pëlqen të ndiejë erën e ngrohtë të verës. Ai theksoi gjithashtu se këngëtarja është në një periudhë të mirë të jetës, ndihet e lumtur dhe nuk kishte për qëllim të shkelte ligjin apo të rrezikonte askënd.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Foto: Backgrid Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se projekti për filmin biografik të Britney Spears po vazhdon. Skenari i parë do të shkruhet nga Liz Meriwether, kurse regjinë do ta realizojë Jon M. Chu, me producent Marc Platt. Filmi pritet të sjellë në ekran historinë e jetës dhe karrierës së njërës prej yjeve më të njohura të muzikës pop.

Burimi: Telegrafi