Një rast shqetësues ka ndodhur, ku shihen dy fëmijë të mitur të vetëm në katin e fundit të një banese, pranë hekurave mbrojtëse të ballkonit. Pamjet e dërguara nga lexues të Sinjalit tregojnë fëmijët pa mbikëqyrje të të rriturve, në një zonë që paraqet rrezik të lartë për sigurinë e tyre.
Ende nuk dihet nëse rasti është raportuar tek institucionet përgjegjëse, ndërsa situata ka ngjallur shqetësim te qytetarët pas publikimit të pamjeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
