Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i

0%

Biznesmeni dhe investitori Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me situatën e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke theksuar se hyrjet në aeroport vazhdojnë të mbeten të bllokuara, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave.

Sipas Pacollit, të gjitha “masat e sigurisë” të vendosura më herët janë shfuqizuar nga gjykatat si të pabazuara në ligj, megjithatë bllokimi i hyrjeve në aeroport vijon edhe sot.

“Ne vazhdojmë të kërkojmë vetëm një gjë: zbatimin e ligjit, respektimin e vendimeve të gjykatave dhe mbrojtjen e një investimi strategjik me qindra miliona euro, në interes të Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj”, ka deklaruar Pacolli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të mundësojnë fillimin e operimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, në përputhje me kontratën e koncesionit dhe vendimet gjyqësore në fuqi.

Njëkohësisht, Pacolli ka kërkuar që të identifikohen dhe të ndëshkohen të gjithë personat përgjegjës që, sipas tij, kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme këtë projekt dhe vazhdojnë ta pengojnë funksionimin e tij.

Burimi: Telegrafi