Olav Kooij triumfon në etapën e pestë, Træen mbron fanellën e verdhë

0%

Çiklisti holandez Olav Kooij triumfoi në etapën e pestë të “Tour de France 2026’, në itinerarin Lannemezan–Pau prej 158.3 kilometrash, duke fituar sprintin final të një prej etapave më të lehta të edicionit të 113-të. 24-vjeçari i skuadrës Decathlon CMA CGM Team la pas gjermanin Max Kanter (XDS Astana) dhe belgun Tim Merlier (Soudal Quick-Step), ndërsa favoriti Jasper Philipsen u rendit vetëm i pesti, pasi në kilometrin e fundit mbeti pa mbështetjen e “trenit” të ekipit të tij, Alpecin.

Etapa u karakterizua nga arratisja e gjatë e francezit Baptiste Veistroffer (Lotto Intermarché), i cili u kap nga pelotoni vetëm 14 kilometra para vijës së finishit. Në renditjen e përgjithshme nuk pati ndryshime. Norvegjezi Torstein Træen mbetet lider dhe ruan fanellën e verdhë, të cilën e mori një ditë më parë nga kampioni në fuqi, Tadej Pogaçar.

Edhe pse në fund të etapës humbi kontaktin me sprinterët, Træen vazhdon të kryesojë me 28 sekonda epërsi ndaj amerikanit Quinn Simmons. Etapa e së enjtes do të jetë testi i parë i madh malor i këtij Tour-i.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çiklistët do të përshkojnë 186.2 kilometra nga Pau deri në Gavarnie-Gèdre, me ngjitjet legjendare në Aspin (12 kilometra me pjerrësi mesatare 6.5%) dhe Tourmalet (17.1 km me 7.3%), përpara ngjitjes finale drejt Gavarnie-Gèdre (18.7 km me 3.7%). Kjo etapë pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në Etapa e pestë 1. Olav Kooij (Decathlon CMA CGM Team) 03h 29′ 07” – B :10 2.

Max Kanter (XDS Astana Team) 03h 29′ 07 – B:6 3. Tim Merlier (Soudal Quick-Step) 03h 29′ 07-B: 4′ 4. Huub Artz (Lotto Intermarche) 03h 29′ 07 5. Jasper Philipsen (Alpecin-Premier Tech) 03h 29′ 07 6. Biniam Girmay (NSN Cycling Team) 03h 29′ 07 7. Mads Pedersen (LIDL-TREK) 03h 29′ 07 8. Milan Fretin (Cofidis) 03h 29′ 07 9. Anthony TURGIS (Totalenergies) 03h 29′ 07 10.

Soren Waerenskjold (UNO-X Mobility) 03h 29′ 07 Renditja e përgjithshme 1. Torstein Træen (UNO-X Mobility) 16h 32′ 07” 2. Sean Quinn (EF Education – Easypost) + 00h 00′ 28” 3. Mathias Vacek (LIDL-TREK) + 00h 03′ 50” 4. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) + 00h 07′ 53” 5. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 07′ 53” 6.

Ramses Debruyne (Alpecin-Premier Tech) + 00h 08′ 06” 7. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 08′ 16” 8. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 08′ 17” 9. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 08′ 20” 10. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 08′ 41”

Burimi: Bota Sot