Ofertë 200 milionë euro për Julian Alvarez, por jo nga Barcelona

0%

Julian Alvarez është padyshim protagonisti kryesor i kësaj merkatoje. Sulmuesi argjentinas ka bërë me dije nga SHBA, ku është i angazhuar me kombëtaren e tij në Botëror, dëshirën dhe vendimin e tij ëpr t’u alrguar nga Atletico Madrid. Në aënën tjetër, Atletico Madrid ka rezistuar fort deri tani, por jo edhe për shumë kohë.

Kushti i vendosur nga Atletico Madrid për të lejuar largimin e Julian Alvarez është që oferta duhet të jetë 200 milionë euro. Nëse Barcelona, klubi më i interesuar për Alvarez, nuk e arrin dot këtë shumë, ka një klub tjetër të gatshëm për të paguar 200 milionë euro. Bëhet fjalë për PSG-në.

Luis Enrique e sheh Alvarez si “qershinë mbi tortë” për të forcuar akoma edhe më shumë linjën sulmuese përkrah emrave të tjerë si Ousmane Dembélé, Khvicha Kvaratskhelia dhe Desire Doue. Dëshira e vetë sulmuesit është të transferohet te Barcelona, por PSG duket më afër tij duke qenë se është e gatshme të paguajë plot 200 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot