Ndërsa Erling Haaland vazhdon të jetë makina e golave të Norvegjisë, një tjetër emër po rezulton po aq vendimtar në suksesin e ekipit në Kupën e Botës 2026. Ai është Martin Odegaard , kapiteni dhe organizatori i lojës, i cili po udhëheq “Vikingët” me qetësi, vizion dhe lidership.
Pas fitores ndaj Bregut të Fildishtë, e cila i siguroi Norvegjisë kualifikimin tutje, Odegaard ishte në qendër të festës së ekipit. Ai mori daullen dhe shkopinjtë, duke udhëhequr festimet e bashkëlojtarëve, një simbol i rolit të tij si lider brenda dhe jashtë fushës. Organizatori i çdo sulmi Trajneri Stale Solbakken ka gjetur te odegaard dirigjentin ideal të skuadrës.
Në të gjitha paraqitjet e tij në këtë Botëror, mesfushori i Arsenal ka dhënë nga një asist dhe ka marrë vlerësime mbi 7.0 për performancat e tij. Forma e tij ka ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje, ndërsa kundër Bregut të Fildishtë zhvilloi paraqitjen më të mirë të turneut. Odegaard ishte lojtari që kontrolloi ritmin e lojës së Norvegjisë.
Preku topin plot 90 herë , më shumë se çdo mesfushor tjetër në ndeshje. Realizoi 18 pasime progresive , duke çuar vazhdimisht ekipin drejt sulmit.
Dërgoi 9 pasime në zonën e penalltisë , prej të cilave 6 gjetën bashkëlojtarët , gjysma e të gjitha hyrjeve të suksesshme të Norvegjisë në zonën kundërshtare. 3 – Norway’s Martin Ødegaard is the first player to assist a goal in three FIFA World Cup games in a row since Dirk Kuijt in 2010.
Row. pic.twitter.com/biaRWhqAS8 — OptaJohan (@OptaJohan) June 30, 2026 Shumica e aksioneve sulmuese kaluan pikërisht nga këmbët e tij, duke konfirmuar rolin e tij si motori i skuadrës. Vendimtar edhe te goli Në aksionin e golit të parë, Odegaard ishte sërish protagonisti.
Ai nisi aksionin me një pasim mes vijave, lëvizi drejt zonës dhe më pas shërbeu me saktësi për Antonio Nusa, i cili fitoi duelin individual dhe shënoi golin që hapi rrugën e suksesit. Ishte një moment historik, pasi Norvegjia realizoi golin e saj të parë në fazat eliminatore të Kupës së Botës që nga viti 1938.
Sfida e madhe me Brazilin Tashmë Norvegjia përgatitet për përballjen me Brazilin. Edhe pse Haaland mbetet kërcënimi kryesor në sulm, shumë analistë besojnë se çelësi i suksesit norvegjez do të jetë sërish Martin Odegaard.
Carlo Ancelotti pritet të përgatisë një plan të veçantë për të kufizuar ndikimin e kapitenit norvegjez, pasi deri tani asnjë kundërshtar nuk ka arritur ta ndalë kreativitetin dhe kontrollin e tij në mesfushë. Me formën që po tregon në këtë Botëror, Odegaard është shndërruar në dirigjentin e padiskutueshëm të Norvegjisë dhe një nga mesfushorët më dominues të turneut.
