OBSH shpall të përfunduar shpërthimin e Hantavirusit

0%

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e shpërthimit të Hantavirusit, pasi nuk është regjistruar asnjë rast i ri që nga 25 maji.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se kontakti i fundit i një personi të ekspozuar ndaj virusit ka përfunduar periudhën e karantinës, ka rezultuar negativ në testim dhe është rikthyer në shtëpi. Sipas të dhënave të OBSH-së, gjatë këtij shpërthimi u regjistruan gjithsej 13 raste, ndërsa tre persona humbën jetën.

Mbi 650 kontakte në 33 shtete u identifikuan dhe u monitoruan nga autoritetet shëndetësore. Megjithatë, OBSH thekson se puna shkencore do të vazhdojë. Organizata do të bashkëpunojë me qeveritë dhe partnerët ndërkombëtarë për të studiuar më tej virusin dhe për të zhvilluar metoda më të avancuara diagnostikimi, trajtime dhe vaksina për raste të mundshme në të ardhmen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com