Nuk është portieri kryesor, Diant Ramaj kërkon largimin nga Borussia

0%

Diant Ramaj është i vendosur të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë kësaj vere, pasi synon të gjejë një klub ku do të ketë rolin e portierit të parë. Sipas raportimit të Bild, portieri 24-vjeçar është rikthyer te Dortmundi pas huazimit të suksesshëm te Heidenheimi, ku zhvilloi 31 nga 34 ndeshjet e mundshme në Bundesliga gjatë sezonit 2025/26.

Megjithatë, ai nuk e sheh të mundur të fitojë vendin e titullarit te verdhezinjtë. Raporti shton se negociatat për largimin e tij kanë nisur, por deri tani nuk ka oferta konkrete në tavolinë.

Borussia Dortmundi është e hapur ta lejojë largimin e Ramajt, pasi Gregor Kobel mbetet zgjedhja e padiskutueshme në portë, ndërsa Alexander Meyer dhe Patrick Drewes pritet të kenë rolin e portierëve rezervë. Ramaj iu bashkua Dortmundit në shkurt të vitit 2025 për pesë milionë euro, me shpresën se një ditë do ta pasonte Kobelin si portieri kryesor i skuadrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të mira si te Copenhagen ashtu edhe te Heidenheimi, ai e konsideron pothuajse të pamundur ta fitojë këtë rol. Portieri ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2029, ndërsa klubi gjerman pritet të kërkojë një shumë për kartonin e tij. Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e Ramajt në treg është rreth shtatë milionë euro./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi