Shpërndaje në: Kur Norvegjia përballet me Anglinë në çerekfinale të Botërorit, të shtunën mbrëma, Erling Haaland dhe Jude Bellingham do të shkëmbejnë një përfqafim të zakonshëm dhe ndoshta disa fjalë të mira. Dhe më pas miqësia e tyre i lë vend garës. Për 90 minuta, e ndoshta më shumë, dy nga shokët më të mirë të futbollit do të bëhen pengesa më e madhe e njëri-tjetrit.
Shoqëria e tyre u krijua te Borussia Dortmundi. Ata mbërritën si adoleshentë në Dortmund dhe shpejt u shndërruan në yje të mëdhenj të futbollit. Së bashku e ndriçuan Bundesligën. Rrallë shiheshin larg njëri-tjetrit, duke festuar golat, duke qeshur gjatë stërvitjeve apo edhe duke bërë shaka para kamerave. Partneriteti në fushë u pasua me lidhje të fortë shoqërore jashtë saj.
Ka shumë momente interesante nga e kaluara e Bellinghamit dhe Haalandit te Dortmundi. Ata mbetën shokë të mirë edhe pasi Haaland u transferua te Manchester City në vitin 2022. Ndërkohë Bellingham kaloi te Real Madridi në vitin 2023. Të dy e kërkojnë suksesin në Kupën e Botës. Por vetëm njëri prej shokëve do të jetë në gjysmëfinale.
