Norvegji – Angli bëhet çështje kryeministrash

0%

Çerekfinalja e 11 korrikut mes Anglisë dhe Norvegjisë ka përfshirë edhe qeveritë e të dy vendeve. Kryeministri britanik Keir Starmer dhe homologu i tij norvegjez, Jonas Gahr Store kishin hequr kostumet zyrtare në takimin e zhvilluar në Ankara dhe u shfaqën para mediave me fanellat e ekipeve të tyre. Të dy krerët e qeverive nuk i kursyen batutat me shembujt e marrë nga e shkuara.

“Epo, më lejoni t’ju kujtoj se 45 vjet më parë, zoti Kryeministër, Norvegjia u përball me Anglinë. Ne fituam dhe komentatorët e radios thanë: Margaret Thatcher, a po na dëgjon? Djemtë tuaj pësuan një humbje të rëndë”, tha kreministri i Norvegjisë, Store. “Po, por po harron një gjë. Anglia e ka fituar Kupën e Botës vetëm kur në pushtet kanë qenë laburistët. Kështu ndodhi në vitin 1966.

Prandaj tani na takon neve ”, tha kryeministri i Britanisë së Madhe, Starmer. “Prit se do ta shohësh. Do të jetë një ndeshje fantastike”, tha Store. “Gëzohem që të shoh”, t ha Starmer. Për të ardhur në çerekfinale Anglia eliminoi një nga vendet organizatore Meksikën, ndërsa Norvegjia një kandidat për trofeun si Brazili.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot