Një person nga pakujdesia dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, dje me në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa më pas nga Policia i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një armë-pistoletë me gjashtë fishekë.
“Njësitë relevante policore janë marr me rastin, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
