Një person dyshohet se u godit në kokë me kondak të armës në Pejë

0%

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar në Pejë. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Medlin Olbrajt” në Pejë. Viktima ka njoftuar se i dyshuari e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas sulmit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se i dyshuari, pas kryerjes së veprës, është larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Rasti mbetet në hetime.

Burimi: Kallxo