Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë, Policia intervenon

0%

Shpërndaje në: Një mjet shpërthyes dhe një letër kërcënuese është lënë në derën e një objekti banimi në Pejë pak para mesnatës. Policia ka intervenuar menjëherë dhe njësia për deminim e ka larguar mjetin. Në raportin e Policisë rasti është iniciuar vetëm si “kanosje” dhe nuk janë dhënë informacione të tjera.

“Raportohet se është vendosur një mjetë shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi. Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e PK-së ka bërë largimin e mjetit eksplodues. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Burimi: Koha