Nis gjyqi ndaj Erion Veliajt në Gjykatën e Posaçme, kryebashkiaku nuk

0%

Sot mbahet në Gjykatën e Posaçme gjyqi për kryebashkiakun Erion Veliaj. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se kryebashkiaku nuk do të marrë pjesë në seancën e gjyqit në themel, teksa tashmë ka nisur procesi në GJKKO. Veliaj nuk paraqitet tek ky gjyq sepse ka deklaruar më parë se “pa e nxjerrë nga kafazi i xhamtë” nuk do të paraqitet në seancë.

Nga ana tjetër gjykata ka konstatuar gjatë seancës që Veliaj nuk do të marrë pjesë, por do të përfaqësohet nga avokati i tij. Gjykata: Veliaj ka dijeni për seancën e sotme, ai bën me dije se ka marrë dijeni dhe deklaron se dëshiron të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, i cili është prezent. E pandehura Ajola Xoxa nuk është e pranishme por përfaqësohet nga avokatët e saj.

Burimi: Bota Sot