Fati i keq vazhdon ta ndjekë Nico Williams. Anësori spanjoll ka vuajtur shumë nga dëmtimet këtë sezon, i fundit ndaj Uruguajit në Kupën e Botës, duke e vënë në dyshim praninë e tij në fazat pasardhëse. Pavarësisht se për momentin është totalisht i fokusuar në Botëror, Nico Williams vazhdon të jetë një emër shumë i lakuar në merkato.
Mediet spanjolle zbulojnë se anësori është pranë transferimit tek Atletico Madrid për shifrën 80 milionë euro, edhe pse klauzola e vendosur nga Athletico Bilbao për largimin e tij është 100 milionë euro. Verën e kaluar, Williams ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, por në fund ndërroi mendje dhe rinovoi me Athletic Biblao, duke treguar besnikërinë e tij ndaj klubit bask.
Megjithatë, situata ka ndryshuar vetëm pas një viti dhe anësori ka vendosur të largohet njëherë e mirë nga Athletic Bilbao dhe për momentin Atletico Madrid është destinacioni më i mundshëm dhe oferta më konkrete në tavolinë për 23-vjeçarin.
