Ngjarjet e datës 3 korrik

0%

Ceremonia e hapjes së Global UBT Fest 2026, festivalit më të madh të dijes në rajon si dhe të Konferencës për Lidership. (Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, ora ) Ministria e Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit mban konferencë për media.

Marrin pjesë ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe i ngarkuari me Punë i Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.(Objekti i MINTI-t, Prishtinë, ora ) Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviq, i dyshuar për krime lufte. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora ) Ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2026.

Marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë. (Salla e Sporteve në Kazermën “Adem Jashari ”, Prishtinë, ora ) Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), publikon raportin “Sfidat sistematike të trajtimit të krimeve nga siguria dhe shëndeti në punë”. (Hotel Prishtina, ora ) Ceremonia zyrtare e shpalljes së përfituesve të Skemës së granteve për investime – LOT 1, në kuadër të projektit “Mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve”, e cila zbatohet në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, përmes GIZ-it.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora ) Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media lidhur me mbylljen e qumështores “Vita”. (Salla e Konferencave, Selia e AKB-së, Prishtinë, ora ) Seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaçit. (Gjykata Themelore, Prizren, ora )

Burimi: Bota Sot