Ngjarjet e datës 2 korrik

0%

Në përvjetorin e 36-të të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, Kuvendi i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, organizojnë diskutim me disa nga delegatët e Kuvendit të atëhershëm. (Salla alternative e Kuvendit – 506, ora ) Takimi i Këshillit Ministror Joformal i Komunitetit të Energjisë.

Merr pjesë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, , shefja e Njësisë për Bashkimin Evropian, Yolanda Garcia Mezquita dhe drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski. (Objekti i Qeverisë së Kosovës, ora ) Komuna e Prishtinës organizon ngjarjen “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years”, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së ShBA-së.

Marrin pjesë profesorët amerikanë, Daniel Serwer dhe Edward Joseph, Besa Pinchotti, CEO e National Military Family Association me seli në Washington D.C., dhe Sgt. Maj. Mario Marquez, pjesëtar i U.S.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Marine Corps që ka shërbyer në Kosovë (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora ) Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest organizon tryezë me temë: “Gazi si burim i energjisë: gjendja aktuale dhe perspektiva” (Oda Ekonomike e Kosovës, ora ) Agjencia e Statistikave e Kosovës organizon konferencë, publikohen dy raporte: : Projeksionet e popullsisë për Kosovën, për herë të parë edhe në nivel të komunave dhe Profilet e komunave të Kosovës.

Merr pjesë edhe drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora ) Inspektorati Policor i Kosovës shënon 20-vjetorin e themelimit.

Marrin pjesë ushtruesja e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla (Hotel Venus, Prishtinë–Lipjan afër QMI-së, ora ) Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. (Palestra “Sezai Surroi” në Prizren, ora ).

Burimi: Bota Sot