Nga Partizani te Arsimi

0%

Sulmuesi Diego Contreras largohet nga Partizani i Tiranës, për t’ju bashkuar Arsimit nga Çegrani, anëtar i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Diego Contreras është një përforcim i madh për skuadrën shqiptare që ka ambicie të mëdha në edicionin e ri. “Kolumbiani vjen nga radhët e Partizanit të Shqipërisë, ndërsa më herët ka luajtur me Jaguares FC në kampionatin elitarë kolumbian.

Contreras ishte padyshim një nga zbulimet më të spikatura të sezonit të kaluar, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij te Partizani, me çka zgjoi edhe interesim ndërkombëtarë për lojtarin. Por sulmuesi kolumbian do të vesh fanellën verdh e zi për një vit, si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer dhe marrëveshjes së arritur mes dy klubeve.

Kjo lëvizje vjen edhe si dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera, besimit dhe respektit të ndërsjellë që ekziston mes drejtuesve të të dy klubeve”, ka njoftuar KF Arsimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot