Nga korriku paga minimale 500 euro, Kurti: Gjatë qeverisjes sonë kjo

0%

Paga minimale në Kosovë nga muaj korrik është 500 euro bruto. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti derisa ka uruar për ngritjen e kësaj page nga 425 në 500 euro, ka thënë se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat përfitojnë nga kjo rritje. “Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua.

Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç). Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro.”- ka shkruar Kurti. I pari i Qeverisë ka shkruar se rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit do ta përcjellin me shtim të mirëqenies për të gjithë.

Në janar të 2026 paga minimale kishte shkuar në 425 euro prej 350 sa ishte më herët. Vendimi për rritjen e pagës minimale është marrë në fund të tetorit 2025, me ç’rast rritja ishte ndarë në dy faza, në 425 në janar dhe prej korrikut në 500 euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo