Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në

0%

Ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, është shfaqur publikisht në varrimin e liderit suprem të vrarë të Iranit, Ali Khamenei, pavarësisht se në ditët e para të luftës disa media të lidhura me shtetin iranian raportuan se ai kishte humbur jetën pas një sulmi raketor pranë banesës së tij.

Ahmadinexhad u pa mes miliona qytetarëve të veshur me të zeza që morën pjesë në ceremoninë madhështore në Teheran, duke u shfaqur për herë të parë që nga fillimi i luftës. Për muaj me radhë nuk pati asnjë konfirmim mbi fatin e tij, çka kishte ushqyer spekulimet se ishte vrarë gjatë sulmeve izraelito-amerikane.

Rishfaqja e tij ndodhi një ditë pasi dy ish-presidentët e tjerë të gjallë të Iranit, Mohammad Khatami dhe Hassan Rouhani, munguan në ceremoni, ndërsa kritikët pretenduan se nuk ishin ftuar. Funerali i Khameneit u kthye në një nga ceremonitë më të mëdha në historinë e Iranit. Autoritetet thanë se në Teheran u mblodhën deri në 20 milionë njerëz.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi