Nga Anglia në Superiore

0%

Milan Kovaçi është futbollisti më i ri i Vorës. Mbrojtësi 19-vjeçar ka vendosur të largohet nga Peterbourough në Angli, për të nisur një aventurë të re në “Abissnet Superiore”. I lindur në londër dhe i rritur tek akadaemia e Peterbourough, kjo është aventura e parë jashtë Anglisë për talentin. Ky i fundit ka luajtur edhe me Kombëtaren shqiptare U15, U16 dhe U17.

“Milan Kovaci i bashkohet klubit tonë. Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Milan Kovaci është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Me talentin dhe dëshirën për t’u zhvilluar, besojmë se Milani do të ketë një të ardhme premtuese me ekipin tonë”, shkruan klubi vorak ndër të tjera.

Burimi: Bota Sot