Nga 1 korriku ndryshon itinerari i linjës 7C

0%

Shpërndaje në: Kompania “Trafiku Urban” ka njoftuar se duke filluar nga 1 korriku i këtij viti do të hyjë në fuqi ndryshimi i itinerarit të linjës 7C, në bazë të një vendimi të Komunës. Sipas njoftimit, linja 7C do të rikthehet në itinerarin e saj të mëparshëm të qarkullimit.

Autobusi nuk do të vazhdojë më deri te qendra tregtare ETC, por do ta përfundojë itinerarin dhe do të kthehet te rrethi i FSK-së, siç ka funksionuar edhe më herët.

Trafiku Urban thekson se ky ndryshim është bërë për të përmirësuar organizimin e transportit publik, për të rritur efikasitetin e funksionimit të linjës, për të respektuar më saktë oraret e qarkullimit dhe për të ofruar një shërbim më të besueshëm për udhëtarët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kenë parasysh këtë ndryshim gjatë planifikimit të udhëtimeve dhe të informohen me itinerarin e ri.

Burimi: Koha