​Manchester City emëron Enzo Marescën trajner të ri

0%

Manchester City ka zyrtarizuar emërimin e Enzo Marescës si trajner të ri të ekipit të parë, me italianin që ka nënshkruar kontratë trevjeçare deri në verën e vitit 2029. Për Marescën, kjo është hera e tretë që rikthehet në klub, pasi më parë ka qenë pjesë e stafit teknik dhe ka drejtuar ekipin EDS.

Në deklaratën e tij të parë si trajner i Cityt, Maresca tha se rikthimi në klub përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të vazhduar karrierën e tij. “Manchester City është një klub që e njoh shumë mirë dhe të kem mundësinë të drejtoj këtë ekip është një mundësi e shkëlqyer për mua. City është një klub futbolli tepër i mirëdrejtuar.

Çdo gjë që bëjnë është inovative, e planifikuar dhe e qëllimshme. Për një trajner, kjo është një situatë ëndrrash”, deklaroi ai. Italiani theksoi se e njeh kulturën dhe pritshmëritë e klubit, duke shtuar se mezi pret të nisë punën me skuadrën. “Dua që ne të fitojmë, të luajmë futboll të mirë dhe të shijojmë presionin e përfaqësimit të Manchester City-t”, u shpreh Maresca.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryetari i klubit, Khaldoon Al Mubarak, vlerësoi se Maresca përputhet plotësisht me filozofinë e Manchester Cityt, duke theksuar se ai sjell pasion, inteligjencë dhe ambicie për të vazhduar sukseset e klubit. Sipas tij, rikthimi i italianit është një hap natyror si për trajnerin ashtu edhe për klubin.

Edhe drejtori ekzekutiv Ferran Soriano e cilësoi Marescën si kandidatin më të mirë për këtë detyrë. Ai vlerësoi integritetin, vizionin dhe mënyrën e tij të lojës, duke kujtuar kontributin e tij të mëparshëm në Manchester City, si drejtues i ekipit të të rinjve dhe pjesëtar i stafit teknik gjatë sezonit historik të fitimit të tripletës.

Manchester City i uroi mirëseardhje Marescës, i cili tashmë do të nisë përgatitjet për sezonin e ri me synimin për të vazhduar sukseset e klubit.

Burimi: Bota Sot